“Kemi prestigj, do ta luajmë sfidën si të ishte e fundit”, Luis de la Fuente: Shqipëria është një ekip i madh

schedule21:36 - 23 Qershor, 2024

schedule 21:36 - 23 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Pas konferencës për shtyp të teknikut Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti, radhën për të dalë para mediave e pati tekniku i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili për para gazetarëve theksoi se skuadra e tij ka prestigj ndaj do japë maksimumin në çdo ndeshje e më tej vlerësori “Kuqezinjtë”, teksa i ka konsideruar si një ekip i madh, që meritoi të ishte pjesë e Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Konferenca për shtyp e teknikut Luis de la Fuente:

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë kundër Shqipërisë?

Ne jemi të rrezikshëm dhe kemi prestigj, ndaj do t’i qasemi ndeshjes sikur të ishte e fundit e këtij kompeticioni. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Nesër mendojmë për të fituar.

Do të ketë shumë apo pak rotacion në formacion?

Ne jemi me këmbë në tokë. Mendoj se Shqipëria është një ekip i madh. Për ne nuk është çudi kjo që po bëjnë. Ne do të bëjmë ndryshimet që i shohim të arsyeshme. Ne do të bëjmë ekipin më konkurrues për këtë ndeshje.

Rëndësia që i keni dhënë ndeshjes kundër Shqipërisë?

Ne përgatisim të gjitha aspektet e rivalëve. Sido që të jetë, që të mos na befasojnë.

Çfarë duhet të përmirësojë Spanja?

Ne duhet të përmirësohemi në gjithçka. Ka gjithmonë shumë vend për përmirësim. Kur përfundojmë një seancë stërvitore, ne gjithmonë i falënderojmë lojtarët për përfshirjen dhe organizimin e tyre, por shtojmë se nesër mund të përmirësohet.

Loja e Spanjës?

Driblingu dhe loja jonë sulmuese janë vendimtare, është e rëndësishme është që të jemi afër portës së rivalëve. Ne duam të jemi praktik dhe të luajmë lojën tonë. Ne gjithmonë përpiqemi të dominojmë lojën.

Si e shihni Shqipërinë?

Nuk na habit. Nëse ata janë këtu, kjo është për shkak se ata janë duke punuar mirë. Duhet të jemi të fokusuar dhe të punojmë mirë për të kërkuar fitoren.

Krahasimet me Kombëtaren 2008-2012?

Ajo që bëmë dhe arritëm ishin vite të pabesueshme. Si brenda dhe jashtë fushës ishte e jashtëzakonshme. Tani po luajmë mirë dhe me të njëjtën ide.

Zabaleta?

E vërteta është se unë e dua shumë atë për shkak të asaj që përjetuam së bashku në City. Shpresoj ta shoh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!