“Kemi një marrëveshje”, Yuri Kim: Topi është për mikun tim Luli Basha

schedule21:55 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:55 - 3 Qershor, 2020

Pas 9 orësh diskutimesh ambasadorja amerikane deklaroi se kanë një marrëveshje, ndërsa i bëri thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha që ta pranojë.

Kim përgëzoi Partinë Socialiste në këtë proces, ndërsa theksoi se në marrëveshje janë përfshirë edhe rekomandime që nuk janë nga OSBE-ODHIR.

Ndërkohë, që marrëveshja ende nuk është firmosur, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk u paraqitën në takimin e fundit.

Për këtë ambasadorja amerikane iu drejtua me një mesazh të qartë kryedemokratit Basha, duke i kërkiar këtoj të fundit që të baraspeshojnë të gjithë faktorët. “Topi është në fushën  tij e ardhmja është në duart e tij”, tha Kim.

Deklarata e ambasadores amerikane: 

Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje jemi takuar për 9 orë. U takuam sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thashë në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen, çdo palë i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Çdo palë dhe, gjithashtu çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë si partia në pushtet ata kanë privilegjet e tyre dhe do të jetonin më shumë.

Ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do e vendosë Shqipërisë në mënyrë të patundur drejt integrimit. Përmban masa që janë trajtuar nga Odihr. Përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga Odihr. Ka ardhu koha për opozitën për PD, për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë të gjithë faktorët. Dhe të thonë për popullin shqiptar. Dhe të thonë po për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën  tij e ardhmja është në duart e tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!