Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste televizive është shprehur se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.
Ai tha se bashkë me Kryemadhin kanë ndjekur rrugën ligjore dhe se për ndarjen e tyre kanë dijeni edhe fëmijët e tyre. “Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta.”, tha Meta.
Prej kohësh flitej për një krizë mes çifti, ose edhe ndarje, gjë që u konfirmua këtë të enjte nga vetë Ilir Meta.