“Verdhekuqtë” e Roma-s arritën një fitore të madhe mbrëmjen e së enjtes që sapo lamë pas, teksa në “Stadio Olimpico” mundën “Pulëbardhat” e Brighton, me rezultatin e thellë, 4 me 0, në sfidën e parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, duke qëndruar kështu me “një këmbë” në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Menjëherë pas kësaj sfide, shumë i lumtur u duk edhe tekniku, Daniele De Rossi, i cili nuk pushoi në lavde për lojtarët e tij, teksa u shpres në organikën e “Ujkonjave” ka lojtarë që trajnerët e tjerë i ëndërrojnë, ndërsa theksoi se frytet po i merr, pasi i trajton si qenie njerëzore djemtë e tij, në stërvitje dhe jo vetëm.
“Mendoj se çdo ekip edhe më i miri, ka faza në rënie këtë sezon. Lojtarët e mi janë të fortë, kanë kualitet të madh në sulm, trajnerët e tjerë i ëndërrojnë. Është një ekip i fortë që fiton ndeshjet, përpiqem t’i bëj ata të ecin përpara në stërvitje. Duhet të vrapojnë shumë, unë i trajtoj si qenie njerëzore dhe ata përgjigjen në fushë me këto paraqitje të jashtëzakonshme”,- u shpreh De Rossi. /i.m /abcnews.al