“Kemi humbur gjyqin, sot zgjidhet gjithçka”, Skënderbeu reagon për bllokimin e merkatos

schedule09:41 - 7 Janar, 2021

schedule 09:41 - 7 Janar, 2021

Ditën e sotme në mediet tona u raportua se Skënderbeut i është bllokuar merkato për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj palëve të ankimuese në FIFA në të kaluarën.

Pak orë pas këtij lajmi është vetë klubi i Skënderbeut, që reagon në lidhje me këtë çështje dhe zbulon edhe arsyen e vërtetë të bllokimit të merkatos dhe se i ka dhënë zgjidhje kësaj çështje.

Në një deklaratë për shtyp, klubi korçar tregon se ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, që ishte pjesë e bardhekuqve në sezonin 2018-19 dhe pas kësaj ai është shlyer plotësisht.

Si pasojë, pritet që ditën e sotme të hapet merkato dhe Skënderbeu bën me dije se po punohet intensivisht për afrimet në ekip në merkaton e janarit.

NJOFTIMI – KF Skënderbeu dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me bllokimin e merkatos. Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaut Guedj, pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin 2018/19 ka kryer pagesën e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet të hapet sërish merkatoja. Klubi po punon intesivisht për perforcimin e ekipit në merkaton e Janarit. Me respekt, KF Skënderbeu. /abcnews.al