“Kemi heshtur tre vite, s’po fshihemi nga askush”, Angela Martini thyen heshtjen pas arrestimit të bashkëshortit në Greqi

schedule08:24 - 11 Shtator, 2021

schedule 08:24 - 11 Shtator, 2021

Jeta private e Angela Martinit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë kohëve të fundit pasi bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu po përballet me drejtësinë. Rumuni u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli. Pak javë më parë, ai u arrestua nga autoritetet greke në Mykonos por u lirua shumë shpejt.

Por vetëm tani, Angela ka vendosur të flasë.  Modelja tregoi për revistën Who se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e tij. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të. Ajo ka publikuar dhe një intervistë në Instagram, ku ish-missi shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

“Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela.

Ndërkohë në Instastory, Angela shkroi: “Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën! Së pari, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam bashkëshortja e tij, jo e dashura!!!

Së dyti, gjatë qëndrimit në Mykonos, nuk po arratiseshim!! Nuk po fshiheshim nga asgjë dhe nga askush!! Kjo është arsyeja pse erdhëm në Greqi legalisht, me një avion, duke përzierë punën me pushimet, së bashku me një grup miqsh!”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!