“Kemi frikë të rrisim çuna mami”, Edi Gogu: Fëmijët mendojnë se të kesh sukses duhet të bësh të fortin

schedule09:39 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 26 Tetor, 2020

Mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” u trajtua tema e barazisë gjinore dhe sesi ndikon familja në formimin e rolit gjinor që më pas reflektohet dhe në shoqëri. Për të folur për këtë çështje ishin të ftuara psikologia Oriola Pampuri dhe shkrimtarja e librave për fëmijë Edi Gogu. Gogu thotë se në shoqërinë tonë ekziston një mëryrë e të sjellurit mes vajzave dhe djemve, duke i bërë këta të fundit më autoritar.

“Janë disa gjëra të vogla që fillojnë kur fëmijët janë të vegjël, kur ne i mësojmë si të rrinë në tavolinë. Ne duhet të marrin setin e mirë të sjelljes dhe t’i nxjerim si trofe përpara të tjerëve. Kur vjen momenti i të qenit i butë, i mirë dhe i sjellshëm i barazojmë me çuna mami. Kur dëgjojmë për lajme që shoqëria tronditet…kemi frikë të bëjmë meshkuj të ndjeshëm, që ka të gjitha ndjesitë brenda. Ne si shoqëri deri diku ua vëmë në gjumë këtë sepse kemi frikë të bëhen çuna mami.“, tha Gogu.

Nga ana tjetër, psikologia dhe ish deputetja e shikon prindin në rolin e shokut si diçka të gabuar. “Fëmijët nuk duhet ta kenë prindin shok sepse të tillë ka boll. Prind kanë vetëm dy dhe nëse je i aftë duhet të bësh rolin si prind, ta dëgjosh dhe ta mbështesësh. Shumë gjëra nuk më pëlqejnë tek djali, nuk më pëlqen muzika që dëgjon, shkurtimet e fjalëve dhe mënyra sesi komunikon me një shok, megjithatë është një moshë që do të fillojë të formësojë identitetin e tij por duhet komunikuar, duke e dëgjuar apo duke mos e kundërshtuar me autoritatizëm.”

Presim që djemtë të jenë të respektueshëm ndaj vajzave. Vajzave nuk iu mësojmë të thonë jo, nuk dinë të thonë, ua mbyllim gojën. Nuk i mësojmë parimet e një familjeje të sjellshme dhe fëmijët mendojnë që të jesh i suksesshëm duhet të kesh para dhe të bësh të fortin.”, shtoi Gogu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!