Gjini i Kosheres njihet si një ndër simpatizantët më të mëdhenj të liderit historik demokrat, Sali Berisha. Dhe sigurisht në këtë betejë që ka nisur me Lulzim Bashën, ai ka treguar mbështetjen që ka ndaj tij. Këtë puntatë te Kosherja, ai ka debatuar me krahun e djathtë të Bashës, Gazment Bardhi lidhur me ngjarjet e fundit politike.
Pjesë nga biseda e tyre:
Bardhi: Mos më detyro të bëhem tigër dhe të të çjerr surratin. Dil jashtë.
Gjini: O Gazi, do të jepni zgjidhje apo t’i vëmë flakën, të mësyjmë.
Gazi: Çfarë zgjidhjeje t’i japim ne, kemi Yuri Kim.
Gjini: Ne kemi Evi Kokalarin.
Gazi: Ne kemi Escobarin.
Gjini: Ne kemi El Chapon.
Gazi: Kurse ne kemi SHBA-në.
Gjini: Ne kemi SHBD, shtetet e bashkuara demokratike. Kamëz, Bathore, Paskuqan…
/abcnews.al