“Kemi disa mungesa”, Giresse: Po vërejmë mungesë të përvojës për shkak të moshës së re

schedule18:01 - 8 Qershor, 2022

schedule 18:01 - 8 Qershor, 2022

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, me dardanët që vijnë në këtë duel pas një fitoreje dhe një humbje në dy ndeshjet e Nations League.

Në prag të kësaj sfidë në konferencën për shtyp trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Allain Giresse ka zbuluar se do të bëjë disa ndryshime në formacion për shkak se është i detyruar nga mungesat.

“Vijmë pas një humbjeje që nuk e prisnim dhe natyrisht që na del për detyrë të reagojmë sa më shpejt ndaj Islandës. Kemi disa mungesa dhe jemi pak në vështirësi, pasi nuk do të kemi në dispozicion lojtarë që janë shumë të rëndësishëm në pozicionet e tij.

Mungesat do të sjellin ndryshime në formacion, sidomos në krahun e majtë në mbrojtje, që ishte edhe pjesa problematike që në fillim të grumbullimit. Sa i përket Muriqit, do të shohim sërish sot situatën dhe shpresojmë që të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Për shkak të moshës së re, po vërehet edhe mungesa e përvojës në ndeshje të tilla dhe për këtë arsye nuk po kemi rezultate të kënaqshme nganjëherë.

Padyshim, pjesa fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje kundër britanikëve që vrapojnë shumë. Kështu që, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për këtë përballje”, u shpreh trajneri Giresse. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!