Presidenti Ilir Meta ka pranuar “propozimin” e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për një sfidë kërcimi.
Ai ka rishpërndarë storyn e saj në Instragram duke e shoqëruar edhe me emojit me dy gishta, që duket edhe si një mesazh politik për paralajmërimin e tij për t’u rikthyer në krye të LSI.
Më herët Kryemadhi shpërndau videon ku shfaqet një çifti i sapomartuar që kërcejnë, dhe etiketoi të shoqin.
View this post on Instagram
Pak muaj më parë, Kryemadhi deklaroi se presidenti Ilir Meta do të rikthehet sërish në LSI, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se është gati për të garuar në zgjedhje pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit, në korrik të këtij viti. /abcnews.al