“Kemi bashkëpunëtorë të drejtësisë nga Shqipëria”: Shefi i anti-mafias italiane zbulon detajet e operacionit me 37 të arrestuar

schedule12:10 - 30 Qershor, 2020

schedule 12:10 - 30 Qershor, 2020

Krerët e Anti-mafias italiane si edhe prokurorët shqiptarë kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh anti-drogë të ditëve të fundit, në të cilin u arerstuan 37 persona, 10 prej të cilëve në Shqipëri.

Gjatë operacionit në Shqipëri u sekuestrua edhe një gomone 11 metra e gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi.

Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho tha se ata kanë filluar të kenë bashkëpunëtorë të drejtësisë nga Shqipëria duke theksuar ndërkohë që bashkëpunimi mes dy palëve është në nivelet ku kufijtë nuk njihen dhe Italia e Shqipëri konsiderohen një territor sa i përket aspektit operacional.

Lexo edhe: Kapet gomonia e fuqishme në Vlorë, 37 të arrestuar për drogë në Itali dhe Shqipëri

“Kemi filluar të kemi në Shqipëri bashkëpunëtorë të drejtësisë me Italinë.

Një trafikant i arrestuar fillon të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë të infiltrohet dhe të bëhet i tillë për autoritetet.

Lexo edhe: VIDEO/ Sekuestrohen 40 milion euro lëndë narkotike, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është i drejtpërdrejtë pas asnjë pengesë. Prokurori Giusepe Volpe ka qenë i përfshirë në këtë bashkëpunim, ky është operacion i madh që kemi filluar që prej vitit të kaluar”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i SPAK Arben Kraja theksoi se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe pasuritë grupit kriminal.

“E reja që kemi sjellë në lidhje me këtë hetim është fakti që nuk u kufizuam vetëm në arrestimin e personave përgjegjës por edhe kemi sekuestruar pasuri të cilat kanë origjinë krimin duke pastruar paranë.

Dua të garantoj kolegët italianë se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe rezultate pozitive deri në fund të këtij hetimi. Ajo që do të bëjmë në shqipëri do të vazhdojmë hetimin personat përgjegjës nga institucionet shgtetëroie dhe kushdo do të jetë përgjegjës para ligjit”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!