Këmbimi Valutor, euro “në vend numëro”, sa shiten dollari e paundi…

schedule07:44 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 07:44 - 4 Dhjetor, 2022

Euro vijon të mbetet në kuota të ulëta në kursin e këmbimit valutor duke mos përparuar në treg. Monedha europiane sot, qëndron në të njëjtat nivele prej disa ditësh, ku blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 116.9 lekë.

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 4 dhjetor, me 110 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar ulje gjatë ditëve të fundit.

Për sa i përket monedhës britanike, paundi sot blihet me 134.6 lekë dhe shitet me 136 lekë.

Rënie ka pësuar edhe franga zvicerane e cila blihet këtë të diel me 116.9 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!