Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këmbësorët me problematikët, policia gjobit 100 persona në një ditë, 45 shoferëve u hiqen patentat

schedule16:21 - 27 Mars, 2020

schedule 16:21 - 27 Mars, 2020

Teksa vendi ynë është izoluar për shkak të masave që janë marrë për mospërhapjen e koronavirusit, duket se këmbësorët vijojnë të jenë të pabindur për të zbatuar rregullat. Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 100 persona që lëviznin pa pasur arsye emergjente, ndërsa dy të tjerë janë prangosur pasi dhunuan efektivët e rendit.

Në një kohë kur vendi ynë është izoluar për shkak të mospërhapjes më në masë të COVID-19, këmbësorët po vijojnë të mbeten më të pabindurit për të respektuar kufizimin e orarit të daljes, në rastet e nevojshme. Ata janë gjobitur me 10 mijë lekë sicili.

Ndërsa në Vlorë, policia ka arrestuar 2 këmbësorë, të cilët edhe pse thyen urdhrit e lëvizjes, kundërshtuan dhe dhunuar punonjësit e policisë. Kontrollet e efektivëve kanë vijuar edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët qarkullojnë pa autorizimin përkatës, apo që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. 45 shoferëve u është hequr leja e drejtimit për 3 vite dhe u është bllokuar mjeti.

Në Lezhë, policia arrestoi një 19 vjeçar, i cili lëvizte me makinë, pa pasur leje drejtimi. Me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, janë ndëshkuar 6 persona, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura. Ndërsa administratorët e 13 njësive tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes janë gjobitur me 100.000 lekë secili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!