Kelmendi: Karrierën e mbylla në mënyrën më të keqe, nuk e meritova këtë

schedule21:02 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 21:02 - 7 Dhjetor, 2021

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka folur për garën e fundit të karrierës së saj si xhudiste. Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Kelmendi tha karrierën në aspektin sportive e ka mbyllur në mënyrën më të keqe, e që thotë, se nuk e ka merituar të ndodhte kështu.

Ajo tha se në vitin e fundit nuk është ndjerë mirë dhe për shkak të lëndimeve ka qenë e lodhur fizikisht dhe psiqikisht, gjë që kanë ndikuar në paraqitjen e saj në lojërat olimpike në Tokio.

“Ka kohë që e kom mendu. Viti I fundit ka qenë I vështirë për mu. Në janar të këtij viti, i kam thënë Tonit që s’po du me garu mo, s’po ndihna mirë. Arsyeja kryesore kanë qenë lëndimet. Jam lodh shumë fizikisht dhe psiqikisht. Unë e kom ditë që lojërat olimpike në Tokio kanë me qenë gara jem e fundit dhe qashtu ka ndodhë”, tha Kelmendi.

Xhudistja e artë tha se ceremonia e mbrëmshme ku u nderua me urdhrin ‘Shote Galica’ e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht mirë.

“Ceromonia e mbrëmshme ka qenë jashtëzakonisht e mirë, presidentja Osmani më ka nderuar shumë. Karrierën në aspektin sportive, unë personalisht mendoj që e kom mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme dhe s’e kom meritu me ndodh ashtu. Me shku në lojëra olimpike si një garues me potenciale që me shku deri në finale dhe me ra në xhiro të parë, ndihesh shumë keq. Në anën tjetër, çmimi dhe nderimi që ma ka dhënë presidetja më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, shtoi ajo.