Kel Demi tregon eksperiencën në Çajë të Kukësit: S’kishte rrugë se nuk votohet Rilindja

schedule11:33 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:33 - 27 Korrik, 2020

Në emisionin e mëngjesit në Abc News këtë të hënë gazetari Enkel Demi tregoi se kishte udhëtuar në fundjavë në veri të vendit. Ai tha kur iu desh të udhëtonte nga vendi Çajë për në qytet, u përball me një rrugë të shkatërruar, ndërsa ironizoi dhe qeverinë duke thënë se nuk investohet në këtë zonë për shkak të bindjeve partiake.

Kam bërë një shëtitje të gjatë nëpër bjeshkë dhe më rastisi të shkoja nga Çajë i Kukësit deri në Kukës, është një rrugë pak kilometra, tre gurë nga veshkat nxora. Qytetarët e atij vendi janë shumë punëtorë merren me bimë medicinale, me boronicën jashtëzakonisht shumë, me bulmetin, blektori dhe duhet që të sjellin prodhimet në Tiranë. Rrugë nuk kishte se meqë nuk votojnë për Rilindjen, dhe Rilindja nuk ua bën rrugën.”, tha ai.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!