Kel Demi: Rreziku nga ritualizmi pa njohur fenë. Fondamentalizmin e gjejmë tek të gjitha besimet

schedule10:21 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:21 - 3 Korrik, 2020

Gazetari dhe moderatori i emisionit “ABC-ja e Mëngjesit”, Enkel Demi shprehet se duhet të jemi të  kujdesshëm në lidhje me besimet fetare të cilat zhvillojnë besimin  e tyre.

Në fakt biseda, që në fillim të emisionit të mëngjesit, ka marrë shkas nga ngjarja tronditëse që është mësuar mbrëmjen e së enjtes, ku nëna dhe 2 vajzat e saj kishin kaluar në aktin ekstrem të vetëflijimit, dhe ku deri tani thuhet se e kane bërë këtë, për shkak të besimit të tyre, pasi ato ishin pjesë e një sekti të krishterë.

Sipas gazetarit, për shkak të panjohurive dhe rrethanave ende të paqarta që kemi për Jehovain, duhet të jemi më të kujdesshëm pasi fondamentalizëm haset në të gjithë llojet e besimeve, dhe jo vetëm tek myslimanët, ashtu siç është konsideruar deri më tani.

Gazetari Enkel Demi thotë se duhet treguar vetëpërmbajtje në raportimin e informacionit, dhe se “nuk duhet të mbajmë qëndrim dhe mbi të gjitha nuk duhet të ngjallim ndjenja urrejtjeje”.

“Gjëja më e paqartë është padia jonë në lidhje me Jehovain. Përveç gjërave që i kemi njohur në kuadrin e anekdotave. Ata kanë një botim të tyren që e sjellin nëpër shtëpi. Megjithatë organizimet fetare nuk është puna jonë.

Gjëja që nuk kuptojmë është se pse njeriu duhet të shkojë drejt  një vetëflijimi kur mund të zgjedhë ndryshe por duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, pavarësisht nga besimi, sepse është e thjeshtë të arrijmë në përfundime. Njerëzit që besojnë në momentin që kthehen në ritualistë, pra që besojnë më tepër ritin se sa fenë, në këtë moment ata bëhen fondamentalistë.

Fondamentalismi nuk është një dukuri që duhet ta lidhim vetëm me këtë. Nëpërmjet medias kemi mësuar se fondamentalistë konsiderohen vetëm myslimanët, por në fakt fundamentalizmin e gjejmë të zhvilluar tek të gjitha besimet kristiane dhe normalisht mund ta gjejmë edhe në besime të tjera të cilat qarkullojnë.

Shpesh besimtarët e mbarë të cilët kryejnë jetën e tyre në bazë të besimit në zot futen në hall sepse mendojnë që një tragjedi e tillë mund të prekë gjithë komunitetit.

Në këtë moment derisa të sqarohen detajet e ngjarjes dhe derisa ne të kemi pak më tepër dije se çfarë po ndodh dhe pse ndodh një gjë e tillë, rrezikojmë të kemi një gjueti shtrigash ndaj atyre që kanë një besim ndryshe nga i yni ose ndaj atyre që kanë besim sepse ka raste që ateistët janë më fondamentalistë se sa ata që besojnë, pra në këtë rast ne do ju informojmë dhe nuk duhet të mbajmë qëndrim dhe mbi të gjitha nuk duhet të ngjallim ndjenja urrejtjeje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!