Enkel Demi ka reaguar sërish për vaksinimin e personaliteteve ditën e djeshme. Në “Abc-ja e mëngjesit”, gazetari tha se personalitetet që pranuan të vaksinohen duhet t’ju vijë turp, pasi me këtë veprim kanë diskriminuar të moshuarit e tjerë.
“Kemi thënë dhe më përpara që vaksinimi i së dielës do të ndodhë dhe për fat të keq ndodhi ashtu siç e parashikuam ne që u bë nëpërmjet kamerave dhe fotografive, ku ata 24 “personalitete” të përzgjedhur humbën atë çka është më e rëndësishme tek jeta e njeriut të moshuar, dinjiteti.
Dhe këtë dinjitet ata e humbën me ndërgjegje ose pa ndërgjegje. Thjesht që qeveria të bënte propagandë në kurriz të tyre. Në fakt një personalitet është i tillë nëse vazhdon gjatë gjithë jetës duke kontribuuar për shoqërinë dhe vendin e tij.”, u shpreh Enkeli. /abcnews.al