Kejvina Kthella është një prej modeleve më të komentuara shqiptare. Ajo merr gjithmonë vëmendjen e mediave rozë me format e saj trupore. Ish-velina është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative.
Së fundmi, modelja ka realizuar një set fotografik në të cilin vjen shumë ndryshe. Kejvina duket joshëse dhe në superformë teksa pozon e veshur me një fustan të zi. “Mbretëresha”, ka shkruar Kejvina krahas postimit.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta nga miqtë dhe fansat, duke e komplimentuar për paraqitjen e saj. “”Bota ka Kleopatrën, ne kemi Kejvinën”, ka shkruar njëri prej tyre. Kujtojmë që modelja është komentuar si për jetën personale, ashtu edhe për ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë. xh.d/abcnews.al