Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit foto shumë provokative. Së fundmi, ish-velina po shijon disa ditë pushime, ku dhe ka publikuar disa momente në Instagram.
Ajo ka provokuar sërish teksa ka pozuar e veshur me bikini ngjyrë të zeza, duke nxjerrë në pah linjat perfekte trupore. Komentet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar modelen për paraqitjen e saj.
Ndërkohë, kujtojmë që ish-velina është komentuar shumë edhe përsa i përket jetës private. Pak kohë më parë, modelja u përfol për një romancë me këngëtarin Seven Saraqi, por ajo i hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se ata janë thjesht miq./abcnews.al/

