Kejsi Tafili: Shqipërisë iu “vodhën” dy penallti, u përdor ligji i kompensimit

schedule23:59 - 15 Tetor, 2020

schedule 23:59 - 15 Tetor, 2020

Kejsi Tafili, arbitre dhe tifoze e Shqipërisë, është e ftuar në emisionin Pressing në ABC News, aty ku përveçse i shtoi hijeshi panelit, bëri dhe moviolën për ndeshjen Lituani-Shqipëri, ku rastet e kontestuara nuk mund të mungonin.

Në fjalën e saj, Tafili u shpreh: “Tani po thoni të gjithë që kishim mungesa, kishim mungesa. Pse nuk ia jepni besimin lojtarëve të rinj? Nuk mu dukën shumë lojtarët e rinj, pasi ndiheshin në presion gjatë gjithë kohës. Pse nuk ia bëni më të lehtë? (drejtuar Bulkut).

Rasti i penalltisë? Tani, që të pretendosh për prekje të topit me dorë, janë disa kritere, distanca e topit, devijimi, vendosja e natyrshme e dorës. Në rastin konkret, për mua është penallti. Ndërsa rasti i Seferit? Kjo ishte penallti edhe më e dukshme. Iu mohua edhe një penallti Lituanisë, por ky është ligji i kompensimit”, u shpreh Tafili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!