Keisuke Honda në histori, bën atë që s’e ka bërë asnjë futbollist

schedule09:55 - 17 Mars, 2020

schedule 09:55 - 17 Mars, 2020

Keisuke Honda ka shënuar golin e 100 në karrierë, në barazimin 1-1 që Botafogo regjistroi kundër Bangu. Japonezi bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë kontinente. Gjithçka ka nisur nga në Japoni, ku ai hodhi hapat e parë në karrierë.

Me fanellën e Nagoya Grampus ai shënoi golat e parë si futbollist, në total 13. Më pas u transferua në Europë, në vitin 2007 dhe fillimisht u aktivizua me VV-Venlo. 26 gola të realizuar me holandezët, më pas 27 gola me CSKA Moscow në Rusi, për t’u transferuar te Milani, ku realizoi 11 herë.

Pas Azisë dhe Europës e kishte radhën Amerika e Veriut, ku me Pachuka në Meksikë e gjeti rrugën e rrjetës 13 herë. Eksperienca tjetër e Honda ishte në Australi, me Melbourne Victory. Tetë gola në një periudhë të shkurtër.

Dy gola të shënuar në Afrikë me kombëtaren japoneze në Botërorin e vitit 2010, duke kompletuar rekordin e tij dhe duke u futur ne histori. Në Antarktidë nuk luhet futboll, ndryshe Honda do e kishte provuar edhe atje… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!