Kërkesa për t’i dhënë fund serialit “Keeping Up With the Kardashians” thuhet se u bë nga Kris Jenner pasi vajzat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kërcënuan se do të tërhiqeshin nga shfaqja. Një burim tha për The Sun se familja Kardashian-Jenner kanë diskutuar prej kohësh mbi këtë çështje dhe se Kim për shkak të problematikave që ka patur së fundmi me partnerin e ka të vështirë të gjejë kohë për “KUWTK”.
“Familja ka zhvilluar në një debat të vazhdueshëm mbi të ardhmen e shfaqjes për muaj me radhë. Kim e ka të gjithë dramën me Kanye West. Ai po refuzon të tregojë ndonjë gjë personale në serial dhe është gjithnjë e më e vështirë për Kim të gjejë kohë për të filmuar shfaqjen. ”, është shprehur burimi.
Ndërkohë, përsa i përket Kylie-t, 23-vjeçarja fiton mjaftueshëm para të mjaftueshme nga kompania kozmetike dhe nuk është më e gatshme të sakrifikojë privatësinë e saj për një pagë.
“Kylie po bën miliarda dollarë përmes linjës së saj të kozmetikës. Ajo nuk ka nevojë për shfaqjen, si Kendall, gjithmonë ka luftuar me famën dhe të qenit në qendër të vëmendjes. Xhirimi i shfaqjes do të thoshte që duhej të ishe në LA me familjen e saj, tani ajo është e lirë të fluturojë për pushime, ose të ndjekë Travis Scott në turneun e tij të ardhshëm.”, shtoi burimi. xh.d/abcnews.al