KED vendos ndalimin e kanididimit të gjyqtares Zhaklina Peto në Kushtetuese

schedule19:02 - 9 Shtator, 2019

schedule 19:02 - 9 Shtator, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendos ndalimin e kandidimit të gjyqtares Zhaklina Petro për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, ky këshill vendosi edhe pezullimin e verifikimeve për 4 anëtarët e lejuar për të kandiduar për vendin vakant të inspektorit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga ana tjetër, KED vendosi edhe shpalljen e procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në këtë pozicion.

“Paraqitja e interesit për kandidim, së bashku me dokumentacionin shoqërues, – sqarohet në njoftim, – depozitohet në zyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pranë Gjykatës së Lartë, deri në datën 20 Shtator”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!