KED i dërgon presidentit listën me 4 kandidatë për vakancën e Gjykatës Kushtetuese

schedule22:18 - 8 Tetor, 2019

schedule 22:18 - 8 Tetor, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Presidentit të Republikës Ilir Meta, listat me renditjen e 4 kandidatëve për vakancën e plotë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes 4 emrave, të cilët janë renditur si më poshtë nga KED në bazë të pikëzimit Arta Vorpsi e para, Fiona Papajorgji e dyta, Elsa Toska e treta dhe Marsida Xhaferrllari e katërta.

Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po punon edhe për miratimin e listës përfundimtare që do ti dërgohet më pas kuvendit për miratim. Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale duhet që të ketë 6 anëtarë për të filluar seancat gjyqësore.

Në bazë të ligjit gjykata kushtetuese ka në përbërjen e saj 9 anëtarë që qëndrojnë në detyrë 9 vite. 3 anëtarë emërohen nga presidenti, 3 anëtarë nga kuvendi dhe 3 anëtarë nga Gjykata e Lartë. Aktualisht në kushtetuese është vetëm gjyqtarja Vitore Tusha të cilës i ka mbaruar mandati.

Në arkivat e Gjykatës Kushtetuese presin shumë çështje për t’u shqyrtuar ku më e nxehta është dekretimi i zgjedhjeve dhe shkarkimi i presidentit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!