Kebeku do t’i vendosë një taksë shëndetësore personave të pavaksinuar

schedule03:23 - 12 Janar, 2022

schedule 03:23 - 12 Janar, 2022

Provinca kanadeze e Kebekut do të vendosë një taksë qytetarëve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19. Kebeku ka numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën prej Covid-19 në Kanada dhe po përballet më një rritje të numrit të infektimeve. Kryeministri njoftoi që Kebeku do të ishte provinca e parë në vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit.

Në Kebek 12.8% e personave janë të pavaksinuar por përbëjnë gjysmën e personave të shtruar në spital prej Covod-19. Sipas të dhënave federale 85% e qytetarëve të provincës kanë marrë një dozë të vaksinës që nga data 1 janar raporton “BBC”. Kryeministri Francois Legaul i Kebekut tha gjatë një konference që njerëzit që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës do të paguajnë një kontribut.

Ai tha që tarifa nuk është vendosur akoma, por që do të jetë e rëndësishme. Autoritetet e provincës javën e kaluar njoftuan që qytetarët duhet të provojnë që janë të vaksinuar për të hyrë në dyqanet kanabisit dhe pijeve alkoolike. Në Kebek është vendosur dhe një shtetrrethim që zgjat çdo ditë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. / abcnews.al