“Ke rënë në dashuri dhe nuk mendon për veshjen”, Miranda nxjerr sekretin e Ingridit

schedule21:40 - 13 Maj, 2022

schedule 21:40 - 13 Maj, 2022

Te veshja e Ingrid mbizotëronte ngjyra jeshile, një ndër ngjyrat që tërheq vëmendjen. Por kësaj radhe guximi i Ingrid nuk u pëlque as nga konkurrentët dhe as nga juria.

Miranda Dupi u shpreh se Ingrid ka e ka marrë shumë lehtë këtë sfidë dhe nuk ka ardhur ashtu siç duhej.

Miranda: Nuk je ai që unë do doja. Ti e di se sa shumë unë të vlerësoj por ti ke ardhur shumë thjesht. Me vrap more këmishën, xhupin, syzet. I re shkurt.

Ingrid: Mendova që këtë herë të sjell Ingridin që është në rrugë.

Miranda: Kjo tregon që ti ke rënë në dashuri. Të shikojnë vajzat nga ekrani, të kanë zaptuar të tëra dhe s’ke kohë të mendosh për veshjen.

Ingrid: Është e vërtetë. Sinqerisht, është e vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!