Ndryshojnë kriteret e udhëtimeve jo- thelbësore drejt BE-së

schedule11:55 - 3 Maj, 2021

schedule 11:55 - 3 Maj, 2021

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë sërish shansin të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian në verën e këtij viti.

Kjo pasi kriteret e udhëtimeve jo thelbësore pritet të ndryshojnë duke filluar nga muaji qershor në bazë të rekomandimit të sotëm te KE-së. Tashmë kriteri kryesor i kualifikimit të vendeve të treta si vende të sigurta është perqindja e infeksioneve me Covid-19.

Tashmë kriteri kryesor ka ndryshuar me 100 persona të infektuar për çdo 100.000 banorë dhe jo 25 persona për çdo 100.000 banorë siç është aktualisht. Nga ana tjetër, personat që q janë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA mund të udhëtojnë drejt BE-se. Shtetet anëtare mund të kerkojnë që personat të kenë marrë dozën e vaksinave 14 dite para udhëtimit.

Por vaksininimi nuk perjashton domosdoshmerisht nevojën e testimit para udhetimit drejt BE-se dhe karantinimit. Ekspertë të Komisionit Europian kanë shpjeguar se pavarësisht se një person është vaksinuar, autoritetet kombëtare të vendit ku dëshiron të udhëtojë mund të kërkojnë testimin para udhëtimit dhe aplikimin e rregullave të karantinimit.

Pra, edhe pse të vaksinuar, personat që udhëtojne mund t’u kerkohet një prove e testimit para udhëtimit. Nga ana tjetër, Bashkimin Europian po punon per certifikimin e pashaportes së gjelber të vaksinimit. Nëse procedura e vendimarrjes brenda institucioneve europiane ecën shpejt, shtetet anëtare tê Bashkimit Europian pritet të lejojnë udhëtimet jo-thelbësore drejt BE-së nga fundi i qershorit. /abcnews.al/