“Kë pret arbitri i Dukës te penalltia? Sistem i tërë kriminal”, shfryn Erion Braçe

schedule20:36 - 21 Maj, 2021

schedule 20:36 - 21 Maj, 2021

Partizani humbi shansin sot të ketë gjithçka në dorë në ndeshjen e fundit për titullin kampion. Vllaznia i mundi falë një penalltie të dyshimtë, të shënuar nga Marku, por të shoqëruar me shumë polemika dhe kundërshti nga kampi i kuq.

Erion Braçe, zëvendës kryeministër i vendit dhe tifoz i thekur i Partizanit reagon ashpër dhe sulmon drejtpërdrejt arbitrin Enea Jorgji dhe presidentin e Federatës, Armand Duka.

POSTIMI – Shiheni: Dora e Belicës është ngjitur me trupin, mbron hijen! Arbitri i Armando Dukes, Enea Jorgji është qartësisht në fushëpamje, e sheh qartë fare.

Arbitri i Armando Dukës, Enea Jorgji nuk vendos, por i kërkon mendim anësorit, arbitrit të Armando Dukës, Kreshnik Bajramajt, që është në krahun tjetër, as sheh gjë hiç.

Nuk vendosin e presin, por kë presin? Kë? Pas tre minutash, ku as kanë ekran të shohin, pra as VAR e as shkojnë kund të shohin rastin, vendosin penallti!

Tani shiheni prape. A është dorë e hapur kjo? Jooooooo! Fare! Kjo është ndyrësira që nuk nis e mbaron tek Enea Jorgji. Është një sistem i tërë kriminal, brenda të cilit është dhe televizioni, që pastron llumin që konsumohet në fushë!

Neveri, neveri! Mllefi ndaj një ekipi që është i vetmi që luan drejt në këtë vend, prodhon këtë neveri qelibar siç thotë llumi i llumit te televizionit! /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!