Ke plane për dasmë? Kledi Bahiti: Më pëlqen familja, por…

schedule19:52 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 19:52 - 15 Dhjetor, 2018

Të jesh një nga kompozitorët më të suksesshëm në Shqipëri sigurisht që do shumë punë dhe kjo të merr një pjesë të madhe të kohës.

Aulona dhe Fatma, patën të ftuar kantautorin Kledi Bahiti  në emisionin “Thumb” dhe duke qenë se është shumë i zënë, e pyetën se si e përjeton e dashura e tij gjithë këtë.

Aulona: E dashura jote si e përjeton gjithë këtë?

Kledi Bahiti: E dashura i ka pranuar kushtet.

Fatma: Takoheni ndonjëherë ju?

Kledi Bahiti: Rrallë e për mall. Bëhet edhe lidhja më interesante.

Aulona: Sa kohë u bëtë bashkë?

Kledi Bahiti: No comment.

Fatma: Më thuaj një moment romantik, kur ti e ke marrë në telefon. I ke treguar një melodi. Ku e di unë, një gjë që ju kompozitorët e bëni shpesh?

Kledi Bahiti: Kjo ndosh shpesh sigurisht aty afër teje. Unë bëj video call, ndonjë gjë të vockël.

Kledi rrëfeu se nuk ka në plane të martohet. Puna që bën është pasion për të dhe ai tregoi se ka akoma shumë për të dhënë.

Aulona: Ke menduar që ka ardhur momenti, të rregullohesh, të sistemohesh, një dasëm?

Kledi Bahiti: Mua më pëlqen familja. Jam romantik dhe kam përshtypjen që do jem pjesë e rëndësishme e familjes time, në zhvillimine saj, edhe në kulturën edukatën, por për momentin jo. Kam përshtypjen që kam akoma për të dhënë në punë dhe sado që ju mund të thoni që nuk të pengon, mendoj që të kufizon, aq më tepërmua që unë punoj deri në 6-7 të mëngjesit./abcnews.al