Klea Huta është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Ajo është angazhuar prej vitesh në muzikë por nuk ka lënë pas dore dhe moderimin. Përveç këtyre, Klea ka krijuar gjithashtu dhe një akademi të veten për fëmijë. Duket se gjithçka është perfekte për Klean parë nga syri i ndjekësve.
Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej të cilëve e ka pyetur se si ka arritur të ketë një karrierë dhe familje perfekte. “Nuk ekziston perfektja në asgjë dhe askund, e gjitha është ekuilibër dhe menaxhim.”, i është përgjigjur Klea.
Ajo ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë teksa ka shtuar më tej: “Mos u lodhni për të qenë perfekt, por të vërtetë”. /abcnews.al