“Ke humbur tre herë”, mbledhja e Këshillit, Ristani-Bashës: Një herë që fitove e dimë të gjithë se si

schedule22:08 - 16 Maj, 2021

schedule 22:08 - 16 Maj, 2021

Në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Ish-deputeti demokrat Arben Ristani, ka dalë sërish kundër kreut aktual të PD-së Lulzim Basha duke kërkuar largimin e tij nga ky post.

Arben Ristani gjatë fjalës së tij i ka kujtuar Bashës, deklaratën e bërë më par ku shprehej se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im”. Sipas Ristanit meqë Edi Ram ia ka hedhur dy herë tani Basha duhet të largohet nga kryesia e PD-së.

Më tej Ristani është shprehur se teksa zgjedhjet lokale afrojnë, PD do humbas sërish nën udhëheqjen e Bashës.

Arben Ristani:

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.

Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë, më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata.” /abcnews.al/