“K***ë e zezë, do të vij në shtëpi si fantazmë”, racizëm ndaj Zaha

schedule15:27 - 12 Korrik, 2020

schedule 15:27 - 12 Korrik, 2020

Wilfried Zaha, sulmuesi i Crystal Palace, ka bërë publik një mesazh racist që i kanë dërguar ditën e sotme një tifoz i Aston Villa. Këtyre të fundit u duhet me çdo kusht fitorja dhe nisur edhe nga kjo, Jack (personi që ka dërguar mesazhin) ka menduar të bëjë presion.

Jo vetëm kaq, por ai tregohet racist. Zaha i ka zbuluar mesazhet që i janë dërguar në “Instagram” dhe me të vërtetë janë shumë të rënda. “Bën mirë të mos shënosh nesër, shkërdhatë e zezë, ose do të të vi në shtëpi i veshur si fantazmë”.

Ky mesazh i është dërguar sulmuesit një ditë më parë, ndërkohë që ai e ka publikuar atë pak orë para ndeshjes, duke shkruar: “Shikoni se si u zgjova sot”. Një ditë më parë, Tammy Abraham i Chelsea, gjithashtu ka rënë pre e mesazheve raciste.

Në Angli nuk ka pasur raste të shumtë racizmi. Italia sezonin e shkuar e ka vuajtur shumë këtë pjesë, teksa kanë qenë disa futbollistë me origjinë nga Afrika, të cilët janë sulmuar nga tifozët me mesazhe nga më të ndryshmet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!