KE do të propozojë një polici kufitare europiane

schedule22:01 - 9 Shtator, 2018

schedule 22:01 - 9 Shtator, 2018

Sipas mediave spanjolle, kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker në fjalën e tij në Strasburg në 12 shtator, do të propozojë krijimin e një force policie kufitare europiane e cila do të merret dhe me riatdhetësimin e klandestinëve.

Komisioni Europian parashikon të nisë një projekt për vendosjen për herë të parë të një policie të mirëfilltë europiane për kufijtë. Ideja do të prezantohet gjatë fjallimit në 12 shtator të presidentit të komisionit europian Zhan Klod Junker në Strasburg. Lajmi raportohet nga e përditshmja spanjolle El Pais. Fjalimi i Junker më shumë se sa për të informuar për punën e bërë deri tani, do të përqendrohet tek program për krijimin e kësaj policie.

Sipas medias spanjolle me afrimin e zgjedhjeve europiane në maj të 2019-s Junker do të përpiqet të tregojë se kontinentik mund të mbrohet nga kriza e emigrantëve, duke hedhur poshtë argumentet e frontit populist dhe sovranist. Duke u rreshtuar në këtë mënyrë në mbështetje të idesë së presidentit francez Emanuel Makron. Fjalimi i Junker do të shoqërohet me miratimin e projektev e të ndryshme, mes tyre dhe krijimi i një shërbimi policor në kufirin tokësor dhe detar, në gjendje të ndërhyjë në vendet e treta dhe të marrë pjesë në procesin e riatdhetësimit të emigrantëve. Një propozim ky që qëndron në letër prej vitesh për shkak të refuzimit nga ana e disa vendeve anëtare, që shqetësoheshin se mund të humbisnin një pjesë të sovranitetit të tyre.

Por Komisioni Europian, gjithmonë sipas asaj që shkruan El Pais, mendon se kriza e fundit e emigrantëve,. E shpërthyer nga refuzimi i Italisë për të lejuar hyrjen në vend të emigrantëve të shpëtuar në det, ka dëshmuar se menaxhiimi kombëtar i flukseve të emigrantëve është jo frytdhënës dhe se ky menaxhim duhet të jetë më i plotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!