KE: Çështjet fiskale në plan të dytë, BE duhet të përqëndrohet në shëndetësi dhe punësim

schedule10:13 - 21 Maj, 2020

schedule 10:13 - 21 Maj, 2020

Vendet e Bashkimit Europian tani duhet të përqëndrohen në investimet e shëndetit publik dhe në mbrojtjen e vendeve të punës dhe kompanive,  dhe të shqetësohen më vonë për çeshtjet fiskale, tha Komisioni Europian të mërkurën.

Në rekomandimet vjetore për 27 vendet anëtare, krahu ekzekutiv i BE-së deklaroi se Unioni duhet të koordinojë qasjen e tij ndaj rimëkëmbjes ekonomike sapo pandemia e koronavirusit të ketë kaluar.

Hendeqet buxhetore në të gjitha vendet e BE-së me përjashtim të Bullgarisë do të zgjerohen përtej limitit prej 3 për qind të GDP-së së brendshme, teksa qeveritë po i përdorin paratë publike për të ngritur ekonomitë që pritet të pësojnë rënien më të thellë të këtij viti.

“Mesazhi ynë është i qartë: Ne rekomandojmë që të gjitha Shtetet Anëtare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të adresuar në mënyrë efektive pandeminë, të mbështesin ekonominë dhe të mbështesin rimëkëmbjen që vjen pas kësaj “, tha Komisioneri Europian për Ekonominë dhe Çështjet Financiare  Paolo Gentiloni./abcnews.al