145 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer do t’i jepen Shqipërisë nga Bashkimi Evropian. Kjo sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tregon se Unioni është pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Von der Leyen shton “jemi bashkë në këtë betejë.”
Lexo edhe: KE dhe Austria do të shpërndajnë në Shqipëri 145,000 doza të vaksinës Pfizer
145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @ediramaal ??
145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.
Jemi së bashku në këtë betejë.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
Po ashtu, presidentja e KE, informon se nga ky mekanizëm, 95.000 doza do të shkojnë për Kosovën. Kujtojmë se Bashkimi Evropian, do të shpërndajë në Ballkanin Perëndimor 651,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer. Bëhet fjalë për një skemë të Bashkimit Evropian, që do të realizohet nga Austria, dhe ka si synim të ndihmojë në luftën kundër pandemisë vendet fqinje dhe Afrikën. sb/abcnews.al/