KÇK i “kyç gojën” opozitës parlamentare, vetem dy deputetë “guximtarë”: Është show

schedule15:52 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:52 - 5 Shkurt, 2020

Opozita në Parlament nuk merr guximin ta komentojë aktin normativ të qeverisë për të ashtuquajturën KÇK.

ABC News kontaktoi deputetët e rinj të komisioneve të Sigurisë dhe të Ligjeve ku ky akt do të kalojë për miratim, por opozita e re refuzoi të japë një qëndrim për nismën, qoftë për mirë ose për keq.

Vetëm dy deputetë të ardhur nga listat e PD-së, shprehën rezerva ndaj mbivendosjes së kompetencave policore mbi prokurorinë.

E gjithë kjo është një show dhe një aktrim politik i radhës për të shmangur dëmet e tërmetit dhe papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. Policët në vend që të parandalojnë dhe të godasin krimin merren me këtë aksione bllof”, shprehet Lefter Maliqi.

Unë do shpresoja vetë që të funksiononte, por jam shumë skeptikë sepse po më duket si një shoë i radhës për të kaluar këtë lumin e hapjes së negociatave dhe më pas çdo gjë do të vazhdojë të jetë siç ka qenë”, thotë deputeti demokrat, Arlind Carcani.

Për kreun e grupit të deputetëve të ardhur nga listat e LSI, kjo nismë nuk mund të paragjykohet.

Ditët në vazhdim do të jenë ato që do të na japin të drejtën të flasim më shumë dhe për të vlerësuar ose jo këtë amendament dhe këtë nismë shumë serioze të qeverisë”, deklaron ai.

Deputetët qeshin kur pyeten për bjonden misterioze që me syze dielli, raporton rezultatet e aksionit.

Vetë deputetët kanë 3 muaj kohë për të raportuar pasurinë e tyre të një viti, ndërsa të dyshuarve si pjesë e KCK-së, ligji ju jep vetëm 48 orë kohë, cka shihet si e pa mjaftueshme. Javën e ardhshme, Kuvendi do të hapë diskutimet zyrtare për këtë akt normativ. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!