Kazino në “Santiago Bernabeu”, ideja fitimprurëse e Real Madrid

schedule11:35 - 31 Mars, 2021

schedule 11:35 - 31 Mars, 2021

Real Madrid po rindërton stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe ka në plan ta kthejë atë në një burim të madh të ardhurash, në mënyrë që të lërë pas krizën dhe të shndërrojë klubin në një nga më fitimprurësit në botë.

Mënyrat e reja për të nxjerrë të ardhura janë në kërkim dhe Real Madrid ka zbuluar një mënyrë shumë efikase. Në stadiumin e Real Madridit do të ndërtohet edhe një kazino. Lajmin e zbulojnë mediet vendase, që shtojnë se klubi pritet të nxjerr rreth 120 milionë euro në vit nga ky biznes.

Një ide unike e drejtuesve të klubit, të cilët për të ndërtuar stadiumin e ri kanë marrë një kredi prej rreth 575 milionë euro. Stadiumi do kushtojë rreth 800 milionë euro, teksa do të ketë të ardhura edhe nga një biznes video lojërash të teknologjisë së fundit. /abcnews.al