Kazhani: Juria e festivalit në RTSH u ndryshua 3 ditë përpara natës finale

schedule19:28 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 19:28 - 27 Dhjetor, 2019

E ftuar në studion e  ABC News me Endri Xhafon, mbrëmjen e sotme ishte gazetarja Mira Kazhani. Gazetarja përballë Endri Xhafos dha opinionin e saj në lidhje me polemikat dhe debatet në largësi që ka shkaktuar festivali i këngës në RTSH.

Sipas Kazhanit ky festival është bërë shkak për një krisje në marrëdhënien miqësore disa vjeçare të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Kazhani tha se kjo krisje është reflektuar edhe në reagimet e Vejsiut në rrjetet sociale pasi ajo ka folur në numrin njëjës jo si herët e tjera.

Ja çfarë tha gazetarja:

“Festivali në RTSH ishte terapia më ë mirë për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam pyetur shumë burime të miat, të cilët më thonin se kishte patur një problem komunikimi mes regjisores dhe prezantueses së festivalit, Graboca- Vejsiu, gjë që u reflektua në fakt dhe në statusin e Alketa Vejsiut. Kam bërë një lloj analize të statusit që bëri Vejsiu, dhe ndërkohë mund të themi pa frikë, që ishte e kuptueshme se në RTSH në festivalin e fundvitit, merr pjesë një DIVA si Elvana Gjata, dhe çdo njeri e kupton që kjo DIVA aty është për në Eurovizion.  edhe kënga ishte e përshtatur për stilin e Eurovizionit. Ka shumë gjykime për festivalin, sigurisht edhe festivali dëshmon mungesën e filtrave po ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për tekstet e këngëve në festival kur kemi fjalime analfabete në parlament. Festivali në RTSH do duhej të prezantonte klasin, elokuencën, mesazhin, kohën që jetojmë. Festivali gjithsesi nuk e ka nurin e viteve 90’, nuk e ka as prestigjin e periudhës së komunizmit. Mungesa e artit shihet gjithandej, te arti, te librat, te fjalimet në parlament është e kudogjendur. Jam dakord që duhet të ketë filtra. Kritikat ndaj festivalit këtë vit e zgjuan nga gjumi letargjik që kishte rënë prej vitesh, mirë apo keq Alketa Vejsiu e zgjoi nga gjumi festivalin. Prezantimi i Alketës mu duk vërtetë i  mirë por njerëzit kanë mendimin e tyre. Në dukje Grabocka dhe Vejsiu kuptoheshin se kishin dy qasje të ndryshme pasi Alketa foli në njëjës, sepse tha “më fal Elvana, ti besove në vizionin tim”. Zakonisht Vejsiu ka folur në numrin shumës ndërsa këtë herë nuk e tha dhe dukshëm të gjitha fakte shkojnë që zonja Grabocka ka qenë pro Arilenës, e ka yllin e saj. Janë të dyja aktore shumë të mira, Elvana është një gjë tjetër, ajo është Britney Spears shqiptar dhe do ja shmangja një lloj turpërimi. Ne duhet të fillojmë të vendosim filtra dhe festivali na kujtoi se si arti dhe se si çdo gjë tjetër në botë po bëhet pa filtra. Problemi qëndron pse 3 ditë përpara ndryshoi juria e festivalit kur ishte thënë që juria do jetë vetëm e huaj ndërkohë u ndryshua, përse u ndryshua? Pse u ndryshuan aq shumë rregulla në festival? Përgjigja është se janë thyer rregullat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!