Kavajë, bashkia i vendos afat policisë për lirimin e KZAZ-së

schedule10:52 - 19 Qershor, 2019

schedule 10:52 - 19 Qershor, 2019

Edhe në njësine vendore të Kavajës, zyrtarë të bashkisë dhe simpatizantë të kryebashkiakut demokrat, Isa Sakja, kanë kërkuar lirimin e ambienteve që po përdoren nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Ata kërkuan lirimin e mjediseve të palestrës së Shkollës 9-Vjeçare “3 Dëshmoret”, deri në orën 16:00 të mesditës se sotme. Kjo në zbatim të vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 Qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. /ABC News Albania 24/7