Kavaja tashmë është bërë pjesë e hartës së gjelbërt të qyteteve duke bërë që jeta të vijojë normalisht.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se qytetarët e Kavajës duket se kanë qenë më të matur në lidhje me lehtësimin e masave duke bërë që të dalin vetëm për nevojat krysore dhe janë kthyer sërish në banesat e tyre.
LEXO EDHE: Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare, shtohen zonat e gjelbra
Në këtë qytet prej ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus. Deri më tani në Kavajë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë fatmirësisht e kanë fituar betejën me koronavirusin. /abcnews.al