Katy Perry thotë se mëmësia i ka mësuar asaj rëndësinë e dashurisë së pakushtëzuar. Këngëtarja me famë botërore mirëpriti vajzën e saj, Daisy Dove me të fejuarin Orlando Bloom në gusht të vitit të kaluar ndërsa thotë se nuk e kuptonte dashurinë e pakushtëzuar derisa u bë nënë.
“Unë kisha dëgjuar për dashurinë e pakushtëzuar, por tani vërtet po e përjetoj atë.“, tha Katy. “Kur ke një fëmijë, ke dikë që të shikon, nuk di asgjë për ty, për llogarinë tënde bankare, nuk di asgjë, thjesht të do. Dashuri e pakushtëzuar. Thjesht…gjithçka që mendoj se po kërkoja.”, u shpreh ajo.
Artistja thotë se lindja e vajzës e ka ndihmuar të shërojë plagët e thella që ka përjetuar me kalimin e viteve. “Gjithmonë më dukej sikur po shëtisja me pak dhimbje në zemrën time në lidhje me dashurinë. I fejuari im ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke më ndihmuar për ta rregulluar këtë. Por ajo shkoi përtej kësaj. Ajo është thjesht atje, ajo dashuri është atje.“, tha Katy. /abcnews.al