Katy Perry është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe partneri i saj, Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove. Çifti e ka konfirmuar lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie.
“Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, është shprehur çifti për UNICEF.
View this post on Instagram
Çifti ka krijuar një faqe për donacione për të shënuar lindjen e vogëlushes së tyre, dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të nënave të reja.
“Ne kemi krijuar një faqe donacionesh për të festuar ardhjen në jetë të Daisy Dove Bloom. Duke i mbështetur ata (UNICEF), ne po mbështesim një fillim të sigurt në jetë dhe një botë më të shëndetshme për çdo fëmijë.”, ka thënë ndër të tjera çifti. ⠀/abcnews.al/


