Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër vrasjet në bulevard/ Beqiri: Dumani mori në SHBA prova për 21 janarin/ Hoxha: Provat elektronike lënë gjurmë, mund të rikthehen

schedule20:37 - 30 Tetor, 2025

schedule 20:37 - 30 Tetor, 2025

Avokati Idjaet Beqiri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani, në vizitën e tij të fundit në SHBA ka marrë prova për çështjen e 21 janarit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se serverat e Kryeministrisë, u riformatuan dy herë pas ngjarjes.

Ndërsa avokati Arbër Hoxha deklaroi se nuk ka prova elektronikisht që nuk rikthehen.

Idajet Beqiri: Problemi është që ato gjurmë nuk zhduken përfundimisht. Ka mjete që i rekuperon. Në rikuperimin e tyre, është pasur parasysh që gënjeshtra doli hapur. Sektetari i Përgjithshëm tha se nuk punonin serverat. Është bashkëpunëtor ai. Pikërisht, prokurori në një vend që ka marrë, i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, t’i jepeshin serverat. Kryeministri Sali Berisha, i tha serveat janë gati, mund të vini t’i merrni, çka do të thotë se punonin serverat. Në momentin që serverat ende ishin të rregullt, ai tha hajde i merrni. Gjatë natës, ata i morën dhe i fshinë. Dumani është futur në mbështetjen të Alfred Shehut dhe janë bërë dy prokurorë. Ai ishte në SHBA dhe besoj se ka sjellë material për 21 janarin.

Arbër Hoxha: Një njeri që ndërhyn drejtpërsëdrejti për serverat, u shpall i pafajshëm. Gjykata kishte marrë qëndrim të caktuar. Nuk ka prova elektronikisht që fshihen dhe nuk kthehen më. Lënë gjurmë, janë të rikthyeshme. Ka dhe një aspekt procedural, SPAK ka qenë në ngërç, u zgjidh nga Gjykata e Lartë. Unë besoj se çështja, nëse ka vullnet, do të shkojë deri në fund. Dumani ka qenë prokuror i çështjes në Apel. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut u bazua në rekursin e bërë nga Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!