Katër viktima në një javë, “mallkimi” i kateve të larta në Shqipëri

schedule11:24 - 5 Tetor, 2019

schedule 11:24 - 5 Tetor, 2019

Duket sikur katet e larta të pallateve janë kthyer në një mallkim për shqiptarët. Vetëm brenda me pak se 10 ditëve të fundit katër viktima janë shënuar në vendin tonë.

Dy prej tyre kanë qenë aksidentale ndërkohë që dy të tjera vetëvrasje shkruan albeu.com.

Më datë 28 shtator 50 vjecarja Roza Deliu ra nga kati i dytë i pallatit teksa po pastronte xhamat duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Roza njihej si mësuese në Fier.

Pas saj më datë 30 shtator në Tiranë shtetasja H. R., 92 vjeçe u hodh nga kati i katërt në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo humbi menjëherë jetën.

Më datë 2 tetor një tjetër ngjarje tragjike tronditi Tiranën, pasi shtetasja S. H., 42 vjeçe u hodh nga kati i pestë duke gjetur vdekjen.

Ndërkohë edhe mëngjesin e sotëm, njerëzit janë zgjuar me një lajm po kaq të errët.

Një 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier në lagjen Konferenca e Pezës. 60 vjeçari i identifikuar Siri Runaj ka rënë aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen, ndërkohë që njihej ndryshe edhe si sekretari i Kryqit të Kuq në Fier.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!