Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër viktima, 119 raste të reja me COVID në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

schedule15:48 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:48 - 30 Korrik, 2020

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë sërish shifra të larta të infektuarish në 24 orë janë konfirmuar të infektuar me Covid 119 raste të reja  dhe katër persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-35, Kumanovë-15, Shtip-17, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-3, Veles-3, Manastir-8, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Demir Hisar-5, Berovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-8, Resnjë-1.

Janë regjistruar edhe katër viktima, prej të cilëve tre nga Shkupi (65, 66 dhe 73 vjeç) dhe një nga Gostivari (72 vjeçar). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.



Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-22, Kumanovë-10, Shtip-12, Tetovë-26, Strugë-1, Veles-1, Manastir-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-4.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka shkuar në 10.617, prej të cilëve 6020 janë shëruar, ndërsa 480 kanë ndërruar jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!