Katër të vrarë pas sherrit për shezlongët: Dy të plagosurit pritet të arrestohen, dy të tjerë në kërkim

schedule12:59 - 27 Qershor, 2021

schedule 12:59 - 27 Qershor, 2021

Dy personave që mbetën të plagosur nga përplasja e armatosur orët e para të së dielës në Velipojë pritet që sot t’u komunikohet masa e arrestit. Duke raportuar nga vendi i ngjarjes, gazetari Ermal Vija bën të ditur se për ngjarjen po ashtu janë shpallur në kërkim dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç. Ky i fundit ishte kamerieri i hotelit Gocaj, që ishte punësuar në këtë hotel vetëm ditën e shtunë.

Si ndodhi ngjarja

Përplasja nisi rreth orës 00:30, pas mesnate. Në konflikt u përfshinë dy familje, pronare të dy hoteleve, ngjitur me njëri tjetrin.

Pasi debatuan gjatë ditës së shtunë për shezlongët në plazh, në mesnatë familja Ferracaku, pronarë të hotelit “Fantazia”,  shkoi në hotelin Gocaj të vellezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj. Konflikti më pas degjeneroi në përdorimin e armëve. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!