Një person i katërt është arrestuar nga policia australiane në lidhje me vrasjen e një 46-vjeçari shqiptar atje. Urim Gjabri u gjet i vdekur më 12 Tetor në shtëpinë e tij që kishte marrë me qera. Policia pohoi se ai ishte vrarë tre ditë para se të zbulohej trupi i pajetë.
I arrestuari është një 31-vjeçari, i cili pritet të dalë para Gjykatës së Murray Bridge të martën. Sëbashku me dy persona të tjerë, ai akuzohet për akuzën e vrasjes. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçare, e cila akuzohet për bashkëpunimi në vrasje.
Sipas policisë, dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe që lidhen me drogën. Kjo pasi një sasi kanabis sative është vjedhur në adresën ku banonte shqiptari. Më pas është mësuar se sasia e lëndës narkotike është çuar nga makina e viktimës në një makinë tjetër ngjyrë të errët.
Megjithatë hetimet për zbulimin e shkaqeve të plota të vrasjes së Gjabrit janë në vazhdim dhe janë shumë shumë intensive në shtetin oqeanik./abcnews.al