Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Katër viktima nga tragjedia në Vjenë, tre prej tyre shqiptarë/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e shembjes së skelës: Ndodhi në pak sekonda

schedule08:30 - 18 Mars, 2026

schedule 08:30 - 18 Mars, 2026

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund.

Mes viktimave u raportua se ishin tre shqiptarë të Kosovës. Dëshmitarët kanë treguar momentin tragjik duke rrëfyer se gjithçka ndodhi në shumë pak sekonda.

“Dukej si një skenë filmi, një zhurmë shurdhuese, dhe pak sekonda më vonë britma dhe frikë dhe më pas u dëgjuan sirenat”, u shpreh një dëshmitar.



Për gazetën austriake, një tjetër dëshmitar rrëfeu se ishin sekonda dramatike: “Pati një gjëmim jashtëzakonisht të fortë, pastaj dëgjova vetëm punëtorët e ndërtimit duke bërtitur me zë të lartë. Pastaj filluan të binin sirenat”, thotë një banor vendas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!