Katër persona prezantohen si policë, ushtrojnë kontrolle për licencën e biznesit

schedule18:53 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 18:53 - 1 Dhjetor, 2021

Një grup prej katër personash janë shfaqur ditën e sotme në hyrje të një dyqani në Selanik duke i kërkuar pronarit licencën e biznesit.

I habitur ai iu përgjigj menjëherë se pse duhet ta bënte një gjë të tillë dhe në këtë çast ata u prezantuan si punonjës policie.

Ata mbanin një kartë ku shkruhej “Ruajtës të rendit dhe kushtetutës”, duke pretenduar se ishin policë dhe duhet të kontrollonin këdo dhe gjithçka.

Ata folën kundër vaksinës dhe thanë se testet e shpejta ishin të paligjshme. /Abcnews.al