Katër muaj pasi u bë nënë, Olta Gixhari ka vetëm një shqetësim të madh

schedule14:10 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 14:10 - 17 Dhjetor, 2020

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë, në muajin gusht të këtij viti. Ajo lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër.

Së fundmi, Olta ka treguar një “shqetësim” të madh që prej kohës kur është bërë nënë, që të gjithëve i shkon nëpërmend, është gjumi.

Ajo ka ndarë një foto në Instagram, ku shpreh edhe një dëshirë.

“Nuk dua të fle si bebe, dua të fle si burri im.”, shkruhet në foton, që ka shpërndarë Olta. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!